Pasi denoncoi deputeten e PS për milionat, Salianji: Le të më padisin

0
26

Salianji: Pavarësisht padive, do të vazhdoj me denoncimin e aferave korruptive të ministrave dhe deputetëve të PS. Pasurimi i pushtetarëve me tendera publik është një arsye më shumë që shqiptarët të protestojnë në 25 Maj.

Përfaqësuesi i PD, Ervin Salianji deklaroi se do të marrë pjesë në çdo gjyq që ka me deputetët e PS për të denoncuar sërish skandalet korruptive të qeverisë dhe deputetëve të saj.

Salianji ishte sot në Gjykatë pasi denoncoi me fakte zyrtsre se kompania e bahskëshoritit të deputetes së PS, Klotilda Bushka Ferhati, e kishte rritur aktivitetin me disa herë, sapo PS ka marrë pushtetin.

“Këta duan të zhvasin, të vjedhin dhe t’u thuash “bravo ju qoftë”. Pasqyrat financiare të kompanisë “Elcom”, kompania e bashkëshortit të deputetes së PS, në vitin 2012, kur Edi Rama nuk ishte në pushtet, ka patur pothuajse një bilanc negativ ose zero. Me ardhjen e “Rilindjes”, rilindi edhe kompania e familjes së Klotilda Bushkës, duke bërë xhiro mbi 3 miliardë lekë.” – u shpreh Salianji para gazetarëve, duke vënë në dukje se paditja në gjykatë nuk ka për ta ndaluar të denoncojë edhe skandale të tjera.

“Do të nxjerr para publikut edhe afera të tjera që nuk kanë marrë vëmendjen e duhur, për shkak të skandaleve të mëdha të qeverisë, jo vetëm për rastin në fjalë, për kompaninë e familjarit të vet, por edhe për raste të tjera të mbështetjes së personave, që janë përfshirë në pastrim parash apo në raste të ngjashme. Përfaqësuesit e PS të cilëve u janë fryrë xhepat pasi kanë ardhur në pushtet, nuk na trembin dot”

Ervin Salianji theksoi se mungesa e Gjykatës Kushtetuese ia pamundëson opozitës kërkesën për heqjen e mandatit të Klotidlda Bushkës, bashkëshorti i të cilës ka përfituar edhe tendera publike në insitucione që kontrollohen nga PS. Salianji e cilësoi këtë rast shpërdorimi dhe abuzimi me pushtetin si rastin e duhur që nxit qytetarët t’i bahskohen protestës së 25 Majit.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here