PUBLIKOHEN PËRGJIME TË TJERA MES VANGJUSH DAKOS DHE ASTRIT AVDYLAJT, PËRMENDET EDHE RAMA (VIDEO)

0
77

Vangjush Dako

Bild ka publikuar sot të tjera përgjime mes Astrit Avdyllajt të grupit të Shijakut dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

Ashtu siç kishte paralajmëruar gazetari Piter Tide ka publikuar përgjimet sot.

Nga përgjimet tregohet afërsia mes tyre dhe në një moment, Astrit Avdylaj i përmend Dakos emrin e kryeministrit Edi Rama.

Avdylaj i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën.

Në video dëgjohet se është Astrit Avdylaj ai që e telefonon Dakon dhe e pyet për Takimin me Ramën. Sipas Bild, Astrit Avdylaj në momentin që flet me Dakon ndodhet në zyrën e regjistrimit të pronave, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës.

Ndonëse përmendet kryeministri Rama, ky përgjim implikon kryebashkiakun pasi tregon afrinë që ka Dako me Avdylajn, i cili i referohet si vëlla. ‘Hajde të du fort vëllai’, i thotë kreu i grupi të Shijakut, Dakos në fund të bisedës.

Më pas marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk u përfshi në listë, por iu premtua “diçka më e mirë”. Elton Arbana është sot kandidat i PS-së për bashkinë e Shijakut në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Per me teper shikoni videon me poshte. –ZonaHD

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here