Akullore me Cokollate per kater deri ne gjashte persona

0
102

 

Print

Akullore me çokollate me tre perberes

akullore me cokollate

Sot po ju japim një recetë jashtëmase të thjeshtë për përgatitjen e saj, me vetëm TRE përbërës.

A ka pak si tepër kalori? Dakord, e pranojmë, por kur ka qenë akullorja ushqim diete? Thjesht shërbejeni në porcione të vogla dhe hiqni vapën me këtë akullore të mrekullueshme.

  • Author: Luiza Hoxha

Ingredients

Përbërësit (për 4-6 persona)

280 gr çokollatë në copa, që tretet, lloji bittersweet (pra jo e ëmbël)

1 kanaçe qumësht i kondensuar

470 ml ajkë e rrahur

Instructions

Përgatitja

  1. Vendosni në një tas copat e çokollatës dhe shtoni edhe qumështin e kondensuar. Futini në mikrovalë për 30 sekonda, përziejini me pirun, më pas futeni tasin sërish edhe për 30 sekonda të tjera dhe përziejini, derisa çokollata të jetë tretur plotësisht.
  2. Rrihni fort ajkën derisa të bëhet e fryrë, dhe shtojeni pak nga pak në tasin me çokollatë, duke përzier me spatul gome, derisa të jenë përzier mirë.
  3. Futeni akulloren në një enë të përshtatshme dhe ngrijeni për 2-3 orë përpara se ta shërbeni.

 

Notes

Kaq ishte! Ju bëftë mirë!

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here