Ëmbëlsira me luleshtrydhe dhe maskarpone

0
95

luleshtrydhe dhe maskarpone

Receta e mëposhtme është ajo e një cheesecake-u klasik amerikan, por nëse dëshironi, mund të provoni edhe me një cheesecake japonez, që u përhap furishëm nëpër rrjete sociale.

Por, nëse nuk doni t’i hyni me kokë pjekjes, por kërkoni një ëmbëlsirë më të thjeshtë me djathë kremoz dhe fruta të freskëta, ëmbëlsira e sotme është pikërisht ajo çfarë ju duhet. Rrëmbeni djathë të butë Maskarpone, luleshtrydhe të freskëta, sa jemi në sezonin e tyre, dhe i futemi punës për disa kupa fine me një ëmbëlsirë sa të thjeshtë, aq edhe të shijshme.

Print

Ëmbëlsira me luleshtrydhe dhe maskarpone

luleshtrydhe dhe maskarpone

Pastrojini dhe lajini mirë luleshtrydhet. Pritini në katërsh dhe lërini mënjanë.Në një tenxhere, shkrini xhelatinën me ujin në zjarr shumë të ulët. Përziejeni vazhdimisht me lugë druri, hiqeni nga zjarri dhe shtoni likerin e luleshtrydheve dhe verën e bardhë.Gjithnjë duke përdorur lugën e drurit, shtojini kësaj përzierjeje me kujdes djathin maskarpone, sheqerin dhe ajkën e fryrë. Trazojini derisa të mblidhet mirë.Shërbejeni në kupa duke vendosur në fund të tyre luleshtrydhe të prera, pastaj djathin maskarpone, pastaj mbylleni me copa të tjera luleshtrydhesh sipër. Në vend të luleshtrydheve sipër, mund të vendosni edhe boronica, për më tepër shije dhe ngjyra.

Scale

Ingredients

  • 500 gr luleshtrydhe
  • 2 luge xhelatine
  • 3 luge uje te ftohte
  • 4 luge liker luleshtrydhesh
  • 16 luge vere e bardhe frutash
  • 250 gr djathe maskarpone
  • 80 gr sheqer pluhur
  • 300 ml ajke e rrahur
  • — gr boronica sipas deshires

Instructions

  1. Pastrojini dhe lajini mirë luleshtrydhet. Pritini në katërsh dhe lërini mënjanë.
  2. Në një tenxhere, shkrini xhelatinën me ujin në zjarr shumë të ulët. Përziejeni vazhdimisht me lugë druri, hiqeni nga zjarri dhe shtoni likerin e luleshtrydheve dhe verën e bardhë.
  3. Gjithnjë duke përdorur lugën e drurit, shtojini kësaj përzierjeje me kujdes djathin maskarpone, sheqerin dhe ajkën e fryrë. Trazojini derisa të mblidhet mirë.
  4. Shërbejeni në kupa duke vendosur në fund të tyre luleshtrydhe të prera, pastaj djathin maskarpone, pastaj mbylleni me copa të tjera luleshtrydhesh sipër. Në vend të luleshtrydheve sipër, mund të vendosni edhe boronica, për më tepër shije dhe ngjyra.
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here