Torte fshati me molle

0
243

Versunkener Apfelkuche – apo tortë me mollë të zhytur është një kek tradicional gjerman, dhe emri i ëmbëlsirës e përshkruan më së miri strukturën e saj.

Jo vetëm që është një tortë unike, por edhe mjaft e thjeshtë në përgatitje, me përbërës të zakonshëm  dhe shumë e shijshme. Kështu që, edhe nëse nuk ndiheni plotësisht të sigurt në gatim, me këtë ëmbëlsirë rrezikoni pa frikë.
Keni rastin të jeni edhe krijues me dizenjon e tortës!

Print

Torte fshati me molle

torte fshati me molle
  • Author: Luiza Hoxha

Ingredients

125 gr gjalpë

100 gr sheqer

lëvorja e grirë e një limoni

2 vezë

pak kripë

220 gr miell (tipi 00)

5 lugë qumësht

1 pako maja pluhur

4 mollë të barabarta

lëng limoni

xhelatinë kajsie

Instructions

  1. Rriheni gjalpin me sheqer dhe lëvore limoni të grirë (vetëm pjesën e verdhë, pa kaluar te shtresa e bardhë), derisa të bëhet krem.
  2. Shtoni vezët një nga një duke vazhduar rrahjen, dhe më pas shtoni kripë, miell të situr, qumësht dhe në fund majanë. Përziejini mirë, që të bëhet një masë e njëtrajtshme.
  3. Hidheni brumin në një tavë rrethore të bërë me gjalpë e pak miell.
  4. Qërojini mollët, ndajini përgjysmë. Hiquni gjysmave farat. Spërkatini mollët me lëngun e limonit që të mos nxihen, dhe bëjuni prerje paralele në sipërfaqe, lehtë, për t’u dhënë dizenjo. Mund të bëni edhe prerje kuadrate, pra me viza horizontale dhe vertikale, apo çfarëdo dizenjoje tjetër që ju vjen në mendje.
  5. Njërën gjysmë vëreni në qendër të brumit, pa e shtypur shumë, ndërsa gjysmat e tjera rreshtojini rreth gjysmës në mes. Brumi do të fryhet rreth mollëve dhe do të japë përshtytjen se mollët janë zhytur në të.
  6. Piqeni ëmbëlsirën në furrë me 180 gradë për 45 minuta. Kur torta të jetë pjekur, lyejeni sipërfaqen e saj me pak xhelatinë kajsish dhe shërbejeni.

torte fshati me molle

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here