Lulelaker me veze dhe limon. Mos u mendoni dy herë

0
76

lulelaker me veze dhe limonNëse nuk e pëlqeni në sallatë apo të kombinuar me produkte të tjera, ne ju sjellim një recetë akoma më të thjeshtë. Lulelakra e gatuar me këtë salcë ka vërtetë një shije shumë të veçantë, për të cilën nuk do të mendoheni dy herë para se ta gatuani.

 

 

Përbërësit:

  • 90 ml vaj ulliri
  • 1 lulelakër e mesme
  • 2 vezë
  • 1 limon
  • 1 lugë gjelle miell misri
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • Kripë

Përgatitja:

  • Shtoni vajin e ullirit në një tigan dhe më pas hidhni lulelakrën e prerë në copa të vogla. Skuqini deri sa të marrin një ngjyrë të artë në kafe në një temperaturë mesatare.
  • Hidhni më pas ujë mjaftueshëm sa për të mbuluar lulelakrën dhe kripë. Lërini të ziejnë për rreth 7 deri në 8 minuta derisa copët e lulelakrës të zbuten.
  • Largojini nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë të mbuluara me kapak derisa të përgatisni salcën. Rrihni vezët në një tas, shtoni lëngun e limonit, miellin e misrit dhe përziejini mirë.
  • Ndërsa përzieni, shtoni ngadalë nga lëngu në të cilën është zier lulelakra. Shtojeni pastaj salcën e përgatitur me vezë në tiganin me lulelakër.
  • Përziejini dhe vendosini sërish në zjarr të ziejnë për 2 minuta derisa salca të trashet. Kur ta servirni mund ta dekoroni me majdanozin e grirë imët.

Ju Befte Mire!

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here