Thanë se janë ndarë, Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kapen mat në Tiranë

0
111

Prej disa muajsh është përfolur se Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari i kishin dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Thashethemet vazhduan për një kohë të gjatë pasi as Lori e as Visi nuk reaguan për t’i hedhur poshtë fjalët.

Mirëpo tanimë nuk ka më dyshime pasi çifti janë fotografuar bashkë. Në foton e publikuar nga “Fun Day” në “IN Tv”, Lori dhe Visi shfaqen duke ecur në rrugët e Tiranës, të dy të veshur si gjithnjë me shumë stil.

Lori dhe Visi janë përfolur shpesh për ndarje gjatë lidhjes së tyre disa vjeçare. Shkak është bërë edhe fakti që janë treguar të rezervuar duke mos publikuar shpesh foto me njëri-tjetrin.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here